Real Madrid ndryshon mendje, vendos ta rikthejë Kepan te Chelsea - NACIONALE

Real Madrid ndryshon mendje, vendos ta rikthejë Kepan te Chelsea

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka shqetësime rreth portierit Kepa Arrizabalaga andaj pritet të rikthehet te Chelsea sapo kontrata t’i skadojë.

“Blutë” nënshkruan me spanjollin në vitin 2018 për 71.6 milionë funte, por këtë verë e huazuan te Reali shkaku i lëndimit të Thibaut Courtois, i cili këputi ligamentin.

Megjithatë, edhe pse ishte fantastik në xhirot e para, Real Madrid tani ka ndryshuar mendje dhe do ta rikthejë në fundin e sezonit te Chelsea.

“AS” raporton se “Los Blancos” asnjëherë s’e kanë parë spanjollin si zgjedhje e parë dhe vendimi veçse është forcuar kur pësoi një lëndim muajin e kaluar.

Klubi madrilen ka dyshime me aftësinë e Kepas brenda zonës, pasi bën disa gabime amatore që shpesh herë ndikojnë te bashkëlojtarët.

Kepa në fakt tani po rrezikon edhe vendin në formacionin bazë të Realit pasi Andriy Lunin sa herë që po luan po bën paraqitje fantastike.

Në rast që nuk ndodh ndonjë “mrekulli”, Kepa pritet të rikthehet te Chelsea dhe të “luftojë” me Sanchezin për vendin në formacionin e parë për sezonin tjetër.

Kontrata e spanjollit me gjigantin londinez skadon në vitin 2025.

Lajme të ngjashme