Real Madrid me shumë mund triumfon ndaj Cacereno, kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit - NACIONALE

Real Madrid me shumë mund triumfon ndaj Cacereno, kualifikohet tutje në Kupën e Mbretit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka shënuar një fitore të rëndësishme në kuadër të raundit të 16-të në Kupën e Mbretit ndaj skuadrës së divizionit të dytë, Cacereno.

"Los Blancos" siç pritej luajtën me shumicën e lojtarëve rezervë, por ndeshja doli të jetë e vështirë me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 0:1.

Real Madrid dominoi në shumicën e kohës duke rrezikuar qysh nga fillimi, por dëshpëroi keq në aspektin ofensivë.

Në pjesën e dytë, trajneri Carlo Ancelotti bëri disa ndryshime që ndikuan në fushë me sulmuesin e krahut të djathtë, Rodrygo që realizoi golin e fitores.

Braziliani u gjend në vendin e duhur pas një aksioni të shpejtë dhe me një goditje të shkëlqyeshme nuk i dha asnjë shans portierit vendas (70').

Kështu, Real Madrid avancon tutje në raundin tjetër ku kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

Klubi madrilen nuk është se ka shumë fat me këtë kompeticion, duke marrë parasysh që në këtë raund u eliminuan vitin e kaluar, vit në të cilin fituan Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n.

Lajme të ngjashme