Real Madrid kthehet te fitorja, triumfon ndaj Cadiz
Real Madrid ka arkëtuar pikët e plota në xhiron e fundit para pushimit të Kupës së Botës, duke mposhtur Cadizin, në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.
Pas humbjes befasuese nga Rayo Vallecano, "Los Blancos" u kthyen menjëherë të fitorja, duke mposhtur në shtëpi Cadizin me rezultat të ngushtë 2:1.
Vendasit dominuan në të gjitha aspektet dhe me plot meritë arkëtuan pikët e plota.
Ishte mesfushori Toni Kroos që gjeti për mrekulli Eder Militaon e harruar nga mysafirët, i cili me një goditje të bukur i dha epërsinë Realit (40').
Dominimi i plot i "Galaktivëve" vazhdoi edhe në pjesën e dytë, ku rrezikuan disa herë përmes Vinicius Junior dhe Rodrygo.
Sidoqoftë, ishte mesfushori gjerman Toni Kroos që vulosi fitoren me një gol fantastik nga distanca, ku me një goditje vollej e la të shtangur portierin mysafir (70').
Vetëm shtatë minuta më vonë, Vinicius kishte një tjetër rast shënimi, mirëpo Jeremias Ledesma ia mohoi golin me një pritje të bukur.
E tëra që arriti të bënte Cadiz, ishte goli i nderit i realizuar nga Lucas Perez që përfitoi nga një ndalje jo e mirë e portierit Thibaut Courotis (82').
Kështu, Real Madrid tani shkon në këtë pushimin një mujor si pozitë e dytë në La Liga, me 35 pikë të mbledhura, dy më pak se lideri Barcelona, derisa Cadiz renditët në pozitën e parafundit me 11 sosh.
Në anën tjetër, Real Madrid xhiron e radhës e zhvillon me 31 dhjetor, si mysafir i Real Valladolidit, derisa Cadiz do të ketë punë me Almerian.