Real Madrid ia mbyll derën përfundimisht Kylian Mbappes
Sulmuesi i Paris Saint-German, Kylian Mbappe nuk është më në planet e Real Madridit.
"Los Blancos" ka pasur një interesim shumë seriozë në të kaluarën për francezin dhe spekulimet mbi të ardhmen e 23-vjeçarit kanë nisur sërish.
Ka pasur sugjerime që Mbappe dëshiron largimin nga PSG në afatin kalimtar dimëror, meqenëse thuhet se është lodhur nga jeta te klubi francez.
Megjithatë, sipas "El Chiringuito", Real Madrid nuk janë duke konsideruar një lëvizje për francezin.
⚠️¿LIVERPOOL o REAL MADRID? ⚠️
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) October 13, 2022
😅🐢 MBAPPÉ responde... ¡con una SONRISA!
🚨Pero @jpedrerol ya lo contó en EXCLUSIVA: “NO entra en los planes del MADRID”. #JUGONES pic.twitter.com/wHmQJbArOT
Mbappe thuhet se ndjehet i tradhtuar nga drejtuesit e PSG-së duke marrë parasysh afatin kalimtar veror të dobët.
Sulmuesi haptas ka kritikuar trajnerin Christophe Galtier për taktikat në sfidën ndaj Reims dhe gjithashtu ka pasur disa herë mosmarrëveshje me bashkëlojtarin, Neymar.
Real Madrid në vitin 2021 kishte bërë një vlerë të lartë prej 154 milionë funte dhe ishte i lidhur me kalimin te gjiganti spanjoll këtë verë, por në fund zgjodhi një kontratë të re me "Parisienët" në vlerë 650 mijë euro funte në javë.
Duke marrë parasysh se Real Madrid mund të mbështetet te Karim Benzema, nevoja e tyre për të nënshkruar me Mbappen nuk është edhe aq e madhe.
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte pyetur lidhur me nënshkrimin e Mbappes gjatë konferencës për shtyp javën e kaluar.
"Ke kurajë që të më pyesësh? Nuk kam nevojë të përgjigjem", ishte përgjigja e prerë e teknikut italian.
Mbappe ka shënuar 183 gola në 230 ndeshje për PSG-në, por vazhton të jetë i papërshtatur në klubin francez.
Liverpool gjithashtu është parë si destinacion i mundshëm për Mbappe, por deri me tani duket se nuk do ta realizojë ëndrrën për fanellën e bardhë.
