Real Madrid gjen pasuesin e Benzemas, vihet në "sulm" për Paulo Dybalan
Real Madrid ka shprehur interesim për yllin e Romës, Paulo Dybala, duke e bërë shënjestër për afatin kalimtar veror.
Duke marrë parasysh lëndimet e shpeshta të Karim Benzemas, madrilenët janë të interesuar për të nënshkruar edhe me një zëvendësues pasi Alvaro Rodriguez është ende i ri.
Siç raporton “Sport”, një ndër emrat në listën e Realit është ylli i Romës, i cili ka një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet në verë.
Argjentinasi kaloi te Roma si agjent i lirë verën e kaluar, sidoqoftë ka një klauzolë lirimi në vlerën e vetëm 12 milionë eurove, gjë që “Los Blancos” mund ta paguajnë pa asnjë problem.
Dybala ka rigjetur formën që kur po luan nën urdhrat e Jose Mourinhos duke shënuar 13 gola dhe dhuruar tetë asistime në 29 ndeshje këtë edicion.
Fatkeqësisht për të, Roma nuk ka gjasa për ta fituar Serie A, mirëpo mbesin në garë për Ligën e Evropës ku kanë arritur deri në çerekfinale.
Kujtojmë, Dybala në të kaluarën patë shprehur dëshirë që të luajë në La Liga, kur u përflit për një kalim të mundshëm te Barcelona.