Real Madrid e bën prioritet Davies për vitin 2024
Real Madrid është duke vlerësuar mundësitë për lëvizjen sensacionale për të nënshkruar me yllin e Bayern Munichut, Alphonso Davies pas 18 muajve.
Skuadra spanjolle është duke ndërtuar skuadrën për të ardhmen dhe e kanë identikuar 22-vjeçarin si kandidati kryesor që të bëhet zgjedhja e parë në krahun e majtë.
Sipas "AS", kanadezi pas paraqitjeve të mrekullueshme në Kupën e Botës po vlerësohet lartë nga Madridi.
Davies ka kontratë me Bayern Munichun deri në verën e vitit 2025 dhe skuadra gjermane nuk mendon ta lejojë të largohet, aq më pak për ndonjë vlerë të ulët.
Raporti shton se Real Madrid do ta bëjë prioritet për verën e vitit 2024, në mënyrë që të nxjerrin vlerën më të mirë të mundshme.
Është një taktikë që kanë bërë më parë për të finalizuar transferimet si Toni Kroos dhe Eden Hazard.

Që nga bashkimi me Bayernin në vitin 2018, Davies ka luajtur 134 ndeshje për klubin dhe ka shënuar gjashtë gola - duke fituar katër herë Bundesligën si dhe Ligën e Kampionëve.
Deri më tani këtë sezon, Davies ka kontribuar në katër asistime në të gjitha garat për Bayernin, por vetëm një prej tyre ka ardhur në Bundesligë.
Objektivi i Real Madridit për vitin 2024 përputhet me lëvizjen e tyre tashmë të përfunduar për sulmuesin 16-vjeçar Endrick, por ata gjithashtu do të jenë të prirur për objektiva të tjera të ardhshme duke përfshirë Erling Haaland nga Manchester City si dhe yllin e Anglisë, Jude Bellingham.
Bellingham - një tjetër yll nga Kupa e Botës - edhe pse mund të jetë një nënshkrim më i ashpër për Madridin duke pasur parasysh interesin e fortë të shfaqur nga klubet si Liverpool, Manchester City dhe Chelsea, të cilët po monitorojnë të gjithë mesfushorin qendror nga Borussia Dortmund.