Real Madrid distancohet nga Kylian Mbappe, Perez: Kemi Vinicius dhe Rodrygo - NACIONALE

Real Madrid distancohet nga Kylian Mbappe, Perez: Kemi Vinicius dhe Rodrygo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është distancuar nga ndonjë ofertë e re për yllin e Paris Saint German, Kylian Mbappe, i cili dëshiron të largohet nga klubi francez.

Ka pasur raporte të shumta në Francë javën e kaluar se 23-vjeçari është lodhur nga jeta në PSG dhe dëshiron të sigurojë një transferim ose te Real Madrid ose te Liverpool.

Mbappe ndihet i tradhtuar nga një numër i premtimeve që klubi nuk i ka mbajtur dhe për pozitën që është duke luajtur, edhe pse së fundmi ka hedhur poshtë raportimet.

Kontrata e francezit vitin e kaluar ishte shumë pranë kalimit te Real Madridit, por që në ditët e fundit PSG arriti t'ia ndryshojë mendjen.

Të hënën, Perez dhe Mbappe ishin në ceremoninë e Topit të Artë dhe presidenti i "Los Blancos" u pyet sërish për francezin, por këtë herë u distancua direkt.

"Nuk është se jam lodhur nga këto gjëra për Mbappen, është sepse nuk i lexoj më ato".

"Kemi një të ardhme të pabesueshme përpara. Vinicius Junior dhe Rodrygo janë yje të vërtet. I shoh si fitues të Topit të Artë në të ardhmen", deklaroi ai për "RMC Sport".

Sipas Marca, Perez dhe delegatët e Real Madridit në këtë ceremoni nuk u interesuan fare për Mbappen ose agjentët e tij duke i injoruar plotësisht.

Reali kishte bërë shumë përpjekje në këto vitet e fundit për të nënshkruar me lojtarin, por sulmuesi pastaj vendosi të rinovojë kontratën për tre vite.

Lidhur me spekulimet, kishte reaguar edhe vetë Mbappe, i cili deklaroi: "Jam shumë i lumtur te PSG. Nuk e kam kërkuar asnjëherë largimin tim në janar".

"Isha po aq i tronditur sa gjithë të tjerët. Ka njerëz që mendojnë se jam i përfshirë këtu, por nuk jam. Po bëja një sy gjumë", shtoi Mbappe.

Lajme të ngjashme