Reagon Munishi pas eliminimit nga Kupa e Kosovës: Penalltitë janë fat - NACIONALE

Reagon Munishi pas eliminimit nga Kupa e Kosovës: Penalltitë janë fat

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ismet Munishi i ka dhënë mbështetje lojtarit Elton Basriu, i cili humbi penalltinë në përballjen ndaj Dritës.

Drita avancoi në çerekfinalen e Kupës së Kosovës, pasi mposhti me rezultat 5:4 skuadrën e Dukagjinit në penallti.

Munishi ka reaguar në rrjetin social “Facebook” pas kësaj humbje, ku dha mbështetje për Basriun.

"Lufta vazhdon dhe nuk dorëzohemi kurrë sepse jemi krenaria e Dukagjinit".

"Sot luftuat si luana në fushë, respekt për lojtarët e mi, kundër një kundërshtari shumë t re fortë. Respekt për Dritën".

"Penalltitë janë edhe fat, dhe ne nuk patën fat".

"Unë e kam kapitenin më të mirë në ligë dhe jamë shumë krenar që jam trajner i Elton Basriut sepse ai gjithmonë sakrifikon për skuadrën duke i luajtur të gjitha ndeshjet e shpesh edhe i lënduar duke e rrezikuar shendetin", shkroi ndër të tjera Munishi.

Ndërkohë, Dukagjini tani e ka të vështirë ta sigurojë Evropën ashtu siç shpresonte Munishi, meqenëse po garojnë për mbijetesë në Superligën e Kosovës.

Dukagjini aktualisht renditet në pozitën e tetë në tabelë me 21 pikë.

Lajme të ngjashme