Reagon menaxheri i Uzunit për mosftesën: Padrejtësi, ai nuk e meriton këtë - NACIONALE

Reagon menaxheri i Uzunit për mosftesën: Padrejtësi, ai nuk e meriton këtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje gjatë ditës u publikua lista preliminare e Kombëtares së Shqipërisë me 27 futbollistë, por aty nuk bënte pjesë njëri nga sulmuesit më në formë, Myrto Uzuni, për të cilin ka ardhur një reagim i fortë nga menaxheri i tij, Franci Bode.

27 futbollistë në listë, ku pritet që vetëm njëri nga katër portierët të largohet, për t'u kompletuar lista finale për EURO 2024, pjesë e së cilës janë Mirlind Daku e Arbër Hoxha, që karrierën e nisën në Superligën e Kosovës.

Në anën tjetër, pakënaqësitë kanë filluar, me Myrto Uzunin që kaloi një sezon fantastik në LaLiga, duke shënuar 11 gola.

May be an image of 2 people, people playing football, people playing soccer and text

Franci Bode ka reaguar ashpër pasi thotë se është padrejtësi e madhe ndaj lojtarit që ai përfaqëson.

“Kur ëndrra jote është të përfaqësosh vendin tënd në nivelin më të lartë të garave! Si mund të lini jashtë një lojtar me 11 gola në La Ligan spanjolle?

“Bazuar në statistikat aktuale ai është më i mirë se 5 nga 6 lojtarët sulmues në ekipin tonë kombëtar për Euro 2024. Ai gjithmonë feston me simbolin e shqiponjës për të treguar se është krenar që është shqiptar, që lufton për fanellën që vesh si luan. Nuk e meriton këtë! Padrejtësi”

Myrto Uzuni në 34 paraqitje për Granadën në La Liga shënoi 11 gola dhe dhuroi një asistim, por skuadra e tij nuk arriti të mbijetonte, por ai natyrisht do të jetë i kërkuar në këtë verë, me vlerën e tij që ka shkuar mbi 10 milionë euro pas sezonit fantastik, i cili nuk u vërejt nga kombëtarja kuqezi.

Lajme të ngjashme