Reagon edhe Arbër Zenelin: Për Kosovën kam luajtur me zemër
Sulmuesi Arbër Zeneli ka reaguar pas situatës së fundit, duke kritikuar analistët nëpër emisione, ndërsa thotë se për Kosovën ka luajtur me zemër.
Ishte babai i tij Avniu, që tregoi një prapskenë interesante kur FFK-ja pa e informaur Arbërin ia kishte marrë fanellën me numrin 10, për t’ia dhuruar më pas Edon Zhegrovës.
Zeneli tashmë ka reaguar në “InstaStory” duke kërkuar që kjo situatë të mos ekzagjerohet, ani pse ishte babai i tij që e nisi këtë temë.
“Për dardanët! Po flitet shumë qitash në media për situatën teme me kombëtaren. S’kam pas dëshirë kurrë me fol keq për kombëtaren ose me qit poshtë kombëtaren. Unë për Kosovë kam luajtur me zemër”.
“Shumë situata janë ekzagjeruar. Për shembull numri 10, nuk ka kurgjo të bëjë me numrin si numër 10, po ka të bëjë me situatën që ndodhi në ndeshjen kundër Rumanisë”.
“Unë jam shumë i lumtur që kam luajtur për Kosovën dhe i kam do kujtime që nuk kam me i harru kurrë. Faleminderit gjithmonë për mbështetjen prej juve fansave”.
“Kombëtares i dëshiroj gjithmonë shumë suksese në ndeshjet që vjinë. PS. Zgjedhni do eksperta më të mirë se veç po shtyhen kush po e ka zanin ma të nalt”, shkroi ai.

Ndërkohë, vëllau i tij Besforti shkaku i situatës së Arbërit ka vendosur të mos luajë më për Kosovën.