Reagon Ballkani: Shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit tonë - NACIONALE

Reagon Ballkani: Shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit tonë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kosovës Ballkani ka reaguar pas konfirmimit se ndeshja ndaj Dinamo Zagrebit është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me dyshimet për kurdisje.

“Xhebrailat” e kanë parë këtë si mjaftë tendencioze dhe sipas tyre po tentohet të hidhet baltë mbi punën shumëvjeçare.

Komunikata e plotë pa ndërhyrje:

“REAGIM!

Është shqetësuese tendenca për dëmtimin e imazhit të Fc Ballkanit nga disa lajme që sot po qarkullojnë nëpër media dhe rrjete sociale.

Jemi të indinjuar me atë se çfarë po tentohet të hidhet ndaj nesh, ndaj punës tonë shumë vjeçare, e cila në vete bartë sakrificën dhe mundin e të gjithë akterëve brenda klubit, që me djersë punuan pafundësisht, që të arrijmë nivelet ku e kemi ngritur futbollin tonë dhe atë shtetëror.

Po tentohet të hidhet pluhur ndaj një fitore të jashtëzakonshme e historike të arritur ndaj skuadrës së madhe, Dinamo Zagreb, ndeshje që pushtoi mediat evropiane e botërore për suksesin e madh të skuadrës sonë.

Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik. Dhe kur kjo të bëhet, të japin përgjegjësi të gjithë të involvuarit në këtë histori sepse ne nuk mund të lejojmë të përlyhet emri i klubit tonë, puna e djersa jonë.

Ne jemi të hapur si gjithmonë për çdo kontribut ndihmese, e cila mund të jetë e nevojshme për organet kompetente, në mënyrë që gjithçka të zbardhet sa më parë”, shkroi klubi kosovar.

Lajme të ngjashme