Rayo Vallecano ia shkakton Realit humbjen e parë në La Liga
Rayo Vallecano ka bërë befasinë duke e mposhtur kampionin e Spanjës, Real Madridi, në kuadër të xhiros së 13-të në La Liga.
Vallecano triumfoi me rezultat të ngushtë 3:2, sfidë që ishte tejet interesante.
Pas vetëm pesë minutave lojë, Santi Comesana shënoi një gol të bukur me një gjuajtje të saktë pas një pasimi të Fran Garcias (5').
Real Madrid pastaj barazoi rezultatin pasi Marco Asensio u faullua në sulm, me VAR-in që akordoi penallti, nga e cila ishte shumë i saktë Luka Modric (37').
Kurse, vetëm katër minuta më vonë, Asensio harkoi për Eder Militaon i cili realizoi me kokë për të përmbysur rezultatin (41').
Sidoqoftë, vendasit nuk u ndalen duke barazuar rezultatin përmes Alvaro Garcias, që shënoi një gol shumë të bukur duke mos i dhënë shans Courtois (44').
Në pjesën e dytë, Real Madrid e nisi më mirë duke rrezikuar përmes Rodrygos, por goditja e këtij të fundit përfundoi mbi rrjetë.
Mirëpo, nga një kundërzbritje, Dani Carvajal preku topin me dorë dhe arbitri akordoi penallti për vendasit, ku fillimisht Oscar Trejo dështoi.
Por, pastaj penalltia u përsërit pasi Carvajal kishte qëndruar brenda zonës, kështu se paku bëri të ditur La Liga. Ndërsa, në gjuajtjen e dytë Trejo ishte i pagabueshëm duke mposhtur Courtois dhe vendosur Vallecanon në epërsi (67').
Real Madrid kërkoi tutje deri në fund golin e barazimit, por që assesi nuk e arriti kështu regjistruan humbjen e parë për këtë edicion në La Liga.
Real Madrid tani humbet edhe kreun, pasi renditët e dyta me 32 pikë, dy më pak se lideri Barcelona, derisa Vallecano ngritët në pozitën e tetë me 21 sosh.
Në xhiron e radhës, Real Madrid do të ketë punë me Cadizin, derisa Vallecano e pret Celta Vigon.