Rasmus Hojlund flet për krahasimet me Erling Haalandin - NACIONALE

Rasmus Hojlund flet për krahasimet me Erling Haalandin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit Rasmus Hojlund ka hedhur poshtë krahasimet me Erling Haaland, duke insistuar se norvegjezi është sulmuesi më i mirë në botë.

Hojlund iu bashkua “Djajve të Kuq” nga Atalanta në gusht për një marrëveshje prej 64 milionë funtesh, edhe pse kjo vlerë mund të shkojë deri në 72 milionë funte nëse arrihen bonuset.

Duke folur për mediumin norvegjez “TV2”, Hojlund dha lëvdata për Haalandin por mohoi të gjitha ngjashmëritë mes vete.

Shpresoj se një ditë të arrij në nivelin e tij, por në këto momente mendoj se është shumë herët”.

Erling në çdo çështje është sulmueis më i mirë në botë, nëse jo futbollisti më i mirë në botë. Nuk dua të krahasohem me të, mirëpo shpresoj që një ditë të jem si ai”.

“Kush e di? Jam vetëm 20 vjeç. Duhet të shohim se si do të përfundojë”.

Siç e thashë Erling është një lojtar klasik. Ka pasur disa vite të shkëlqyeshme. Është futbollist i çmendur. Provoj të mësoj nga ai”, nënvizoi ai.

Pasi mungoi në disa nga ndeshjet e para shkaku i lëndimit në shpinë, Hojlund është rikthye te Man Unitedi në javët e fundit.

Ai ende s’ka shënuar në pesë paraqitje në Premierligë, mirëpo ka realizuar tre gola në Ligën e Kampionëve.

Lajme të ngjashme