VIDEO: RASHICAAAAAAAA shënon, Kosova në epërsi ndaj Armenisë
Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka nisur shumë mirë ndeshjen ndaj Armenisë në Stadiumin Republikan në Yerevan, ku pas 25 minutash lojë Dardanët tani janë në epërsi.
Kjo për Kosovën është miqësorja e parë për këtë vit, kurse është e para edhe me trajnerin e ri Franco Foda.
Dardanët e nisën shumë mirë takimin, madje arritën që edhe në një rast të shënonin, por goli i Vedat Muriqit u anulua për pozitë jashtë loje.
Goli i epërsisë erdhi në minutën e 25-të, kur Edon Zhegrova dribloi në mënyër fantastik për të hyrë në zonë, nga ku tentoi të shënonte por topi goditi shtyllën dhe nga topi i kthyer Milot Rashica shënoi për 1:0.
Rashica’nın Ermenilere attığı gol. pic.twitter.com/bZxdgs5Q5c
— Utku 🦅 (@UtkuKocJK) March 22, 2024
Loja e Kombëtares së Kosovës deri më tani premton shumë, pas një kohe jo të mirë që e ka përcjellur në vitet e fundit.