Rashica: Kur shënon për Kosovën është krejtësisht ndryshe - NACIONALE

Rashica: Kur shënon për Kosovën është krejtësisht ndryshe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Kosovës Milot Rashica është ndarë shumë i lumtur me golin e shënuar ndaj Izraelit.

Anësori i Besiktasit bëri dallimin me golin e minutës së 41-të, ku “Dardanët” arkëtuan pikët e plota në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, ai për “Klan Kosova” foli pas ndeshje ku deklaroi se është i lumtur që luan si sulmues i dytë prapa Vedat Muriqit.

“Besoj që është mirë kur shënon, kur shënon për Kosovën është ndjenjë krejtësisht ndryshe. Me i bë të lumtur tifozët që po na përkrahin vazhdimisht pavarësisht situatës ku jemi”.

“Lidhja me Muriqin? Tu e pas parasysh forcën e Vedatit në ajër dhe sa më shumë, arrijmë ta kuptojmë njëri-tjetrin. Lojet e fundit na ka ra me e kuptu njëri-tjetrin dhe shpresoj që lëndimi të mos jetë shumë serioz”.

“Një pozitat më të preferuar në Gjermani është kjo, prapa sulmuesit. E thashë më herët tu e pas kualitetin e Vedatit, i duhet një lojtar që të jetë pranë tij. Ka ecë shumë mirë këto ndeshjet e fundit dhe është ndër pozitat e mia të preferuara”.

Lajme të ngjashme