Katar 2022 | Rashfordi golin kundër Uellsit ia kushton shokut që humbi jetën nga sëmundja e kancerit - NACIONALE

Katar 2022 | Rashfordi golin kundër Uellsit ia kushton shokut që humbi jetën nga sëmundja e kancerit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, shënoi dje një gol shumë të bukur ndaj Uellsit dhe festoi në një mënyrë të veçantë, ku pas lojës ka treguar se ishte dedikim për shokun e tij që humbi jetën në luftën me kancerin.

25-vjeçari ishte ylli i mbrëmjes, ku shënoi dy gola, të parin dhe të fundit në fitoren e pastër të Anglisë 3:0 ndaj Uellsit.

Me këtë fitore tre luanët siguruan pozitën e parë në grupin B dhe do të përballen me Senegalin në 1/8 e finales të dielën.

Rashford startoi për herë të parë në këtë Botëror dhe Southgate bëri mirë që i dha besimin, pasi shfaqi një paraqitje tejet të mirë, sidomos në pjesën e dytë, ku vet sulmuesi tha se ishte mirë që kishte mundësinë të nderonte një person të madh për të.

Southgate was clearly delighted with the impact of the striker

“Humba një nga shokët e mi disa ditë më parë”, shpjegoi fillimisht Rashford. “Ai pati një luftë të gjatë me kancerin. Jam i nderuar që shënova për të, ai gjithmonë ka qenë një fans i imi i madh. Thjesht ishte person i madh dhe jam i nderuar që kam pasur në jetën time një shok si ai, sinqerisht.”

Rashford dropped to his knees and pointed to the sky after scoring against Wales, a celebration in tribute to his friend who passed away

Ndërsa për ndeshjen e fituar dje dhe arritjen në fazën tjetër, sulmuesi anglez tha se momente si këto tregojnë se për çfarë ata luajnë futboll.

“Momentet si këto, tregojnë se për çfarë luajmë futboll, për këto momente të mëdha, momenti më i mirë dhe jam i lumtur që sot ecëm tutje në një fazë më lartë. Shpresojmë se tani mund të rritemi akoma më shumë dhe kam ambicie të mëdha për këtë skuadër. Ne mund të luajmë akoma më mirë se dje”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme