Rashford: Man United është në garë për titull - NACIONALE

Rashford: Man United është në garë për titull

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford thotë se janë në garën për titull.

"Djajtë e Kuq" vazhdojnë me formën e shkëlqyeshme, ku ditën e diele mposhten Leicester Cityn me rezultat bindës 3:0.

Rashford që shënoi dygolësh në këtë fitore, pas ndeshjes deklaroi se Man United është në garën për titull.

"Sinqerisht jemi aty, jemi afër. Në të njëjtën kohë, dy skuadrat para nesh janë shumë të mira dhe janë duke luajtur në futbollin më të mirë".

Tutje, Rashford deklaroi se ishte fitore e mirë por që portieri David de Gea i shpëtoi nga humbja.

"Një ditë e mirë. Ata krijuan shanse të mira shënimi dhe David bëri disa pritje të shkëlqyeshme në përfundimin e pjesës së parë. Pa ato, ne nuk do të mundeshim të fitonim ndeshjet".

"Është ende herët, jemi duke luftuar për disa trofe dhe kemi një ndeshje të mëdha këtë javë në kuadër të Ligës së Evropës dhe ndeshje masive ndaj nesh kundër Newcastle Unitedin".

"Ne nuk po ngadalësomi dhe duam gjithnjë të përmirësohemi. Duhet të fokusohemi tek vetja, të bëjmë më të mirën dhe të marrim pikë".

Ndeshja e parë mes Barcelonës dhe Man Unitedit përfundoi me rezultat 2:2 dhe në “Old Trafford” do të vendoset se cila skuadër do të avancojë në rrethin e 16-të më të mirave.

Lajme të ngjashme