Raportojnë mediat rumune: Ermal Krasniqi largohet nga Cluji, por s’ndryshon kampionat
Sulmuesi Ermal Krasniqi pritet të largohet nga CFR Cluj në afatin dimëror, për t’iu bashkuar rivalit FCSB.
Drejtori Gigi Becali është duke u përgatitur për ta përforcuar skuadrën në afatin dimëror dhe haptas e ka pranuar se e pëlqejnë yllin kosovar.
Zyrtari i FCSB Stoica ka treguar se klubi e pëlqen shumë Krasniqin, pavarësisht që nuk është më titullar i padiskutueshëm te Cluji.
“Janë drejtorët që absolutisht e duan lojtarin. Çfarë mund të them? Krasniqi është opsion interesant për të gjithë. E kuptoj që ka pasur bisedime për një marrëveshje 4 milionëshe për të te Lazio”.
“Në sezonin e parë të Cluj ishte shumë i mirë, por pastaj sistemi ndryshoi. Krasniqi duket se nuk ka shpejtësi, por me top në këmbë është shumë i mirë”, tha ai për “Orange Sport”.
Krasniqi këtë edicion ende s’e ka gjetur rrugën drejtë rrjetës, derisa në 37 paraqitje ka realizuar pesë gola dhe dhuruar tre asistime vendimtare.