Raportohet për rrahje mes kryetarit të Intelektualëve dhe kryesisë së Dritës - NACIONALE

Raportohet për rrahje mes kryetarit të Intelektualëve dhe kryesisë së Dritës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tensioni mes kryesisë së Dritës dhe tifogrupit Intelektualët ka vazhduar, tani duke eskaluar deri në rrahje siç raporton Dueli Sportiv në RTV Dukagjini.

Drita pësoi humbje në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës nga Prishtina, duke u eliminuar, me çka pati tensione mes tifozëve në njërën anë dhe lojtarëve dhe trajneri Zekirija Ramadani në anën tjetër.

Siç raportohet nga Dueli Sportiv, një rrahje ka ndodhur në vendin e punës të kryetarit të Intelektualëve, Taulant Byqmeti.

Aty thuhet se Drejtori sportiv, Valon Zymberi me disa zyrtarë të tjerë janë rrahur me Byqmetin.

Tashmë dihet se raportet mes Zymberit dhe Intelektualëve nuk janë aspak të mira që një kohë të gjatë, me këta të fundit që kanë bojkotuar klubin duke kërkuar shkarkimin e tij.

Lajme të ngjashme