Raphinha: Pa Bielsan, nuk do të isha në Barcelonë - NACIONALE

Raphinha: Pa Bielsan, nuk do të isha në Barcelonë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Futbollisti brazilian, Raphinha, është shprehur falënderues ndaj ish-trajnerit të tij, Marcelo Bielsa, për të cilin thotë se e ka mësuar shumë dhe falë kësaj është ambientuar më shpejtë në Barcelonë.

Sulmuesi brazilian kaloi në Barcelonë nga Leeds United për 65 milionë euro, pas dy sezoneve të mrekullueshme të kaluara në Elland Road.

Pjesa më e madh e karrierës së 25-vjeçarit në Leeds ka kaluar nën urdhrat e trajnerit argjentinas, i cili u shkarkua nka klubi anglez në shkurt, pak muaj pa përfunduar sezoni. Për këtë arsye ai e ka falënderuar trajnerin që e ndihmoi për të realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në Camp Nou.

Çfarë tha Raphinha për Marcelo Bielsan?

“Bielsa më ndihmoi mua shumë prej momentin që arrita në Leeds, ai gjithmonë dëshironte më shumë nga unë, tentonte ta nxirrte maksimumin nga unë. Ai më ndihmoi të shkoja në Kombëtare dhe gjithashtu më ndihmoi të vija në Barcelonë. Nëse nuk do të ishin ato që më ka mësuar ai, në grup apo individual, me shumë mundësi nuk do të isha këtu”, tha Raphinha për Mundo Depertivon.

See the source image

“Ai është shumë i rëndësishëm për mua dhe karrierën time. Mënyra se si e shihte lojën, stili i tij i të luajturit, tentonte maksimumin në të gjitha situatat, për këtë do të jem falënderues ndaj tij gjithmonë.”

Sidoqoftë, në Barcelonë tashmë 25-vjeçari punon nën urdhrat e Xavi Hernandez për të cilin thotë se është shumë ndryshe nga Bielsa.

“Ata janë të ndryshëm, Marcelo ka pasur një mënyrë unike si duhet punuar. Ishte ‘stili Marcelo Bielsa’, ta quajmë kështu. Çdo trajner punon ndryshe, çdo person ka mënyrën e vet të jetesës, qoftë lojtar apo trajner, puna është e ndryshme.”

Paraqitjet deri më tani të Raphinhas në Barcelonë

Raphinha pati një start mbresëlënës te Barcelona, duke shënuar një gol dhe asistuar në dy të tjerë në debutimin e tij ndaj Inter Miamit. Ai po depërtonte dhe po krijonte raste vazhdimisht, duke qenë lojtari më kreativ në fushë gjatë fitores 6:0 në këtë ndeshje miqësore.

Edhe në El Classico shënoi një gol mjaft të bukur nga largësia, me një goditje të fortë dhe të saktë, në fitoren ndaj Real Madridit, edhe kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të parapërgatitjeve për sezonin e ri.

Barcelona do të zhvillojë edhe dy miqësore tjera, ndaj NY Red Bulls dhe Pumas UNAM më 31 korrik dhe 7 gusht respektivisht, para se të fillojë rrugëtimin në kampionatin spanjoll më 13 gusht ndaj Rayo Vallecanos.

Lajme të ngjashme