Raphinha: Jemi më të mirë se Real Madridi
Braziliani, Raphinha, ka kontribuar dje në tre gola në ndeshjen e tij të parë për Barcelonën, në fitoren bindëse 6:0 ndaj Inter Miamit. Ai pas ndeshjes tha se janë më të mirë se Real Madridi.
Në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të mëngjesit në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barcelona e shkatërroi skuadrën vendase, me nga tre gola në dy pjesët e takimit.
Lojtari i ri i Barcelonës, Raphinha, në këtë ndeshje tregoi se ia vlen çdo cent i dhënë nga 59 milionë eurot për të, duke shënuar një gol dhe dhuruar dy asiste për bashkëlojtarët.
Gjithashtu paraqitje të mirë në fushë në 45 minutat e para kishte edhe Franck Kessie i ardhur si lojtar i lirë, pasi që i përfundoi kontrata me kampionin italian, Milan. Ndërsa Robert Lewandowski nuk u paraqit fare vetëm se stërviti me bashkëlojtarët e rinj.
Gjashtë golat e Barcelonës ndaj Inter Miamit
Barcelonës iu deshën 19 minuta për ta hapur ciklin e shënimeve të golave, ku i pari në listën e shënuesve ishte Pierre-Emerick Aubameyang, ndërsa në pjesën e parë shënuan edhe Raphinha e Ansu Fati.
Në pjesën e dytë, Xavi ndryshoi tërësisht skuadrën, por ishte e njëjta situatë si në pjesën e parë, sërish Barcelona shënoi tre gola. Fillimisht i riu Gavi e pastaj edhe Memphis Depay e Ousmane Dembele për rezultatin final 6:0.
🍿🍿🍿🍿🍿🍿 Six bona fide, highlight-reel-worthy goals pic.twitter.com/UmUsVSqeVM
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 20, 2022
Raphinha paralajmëron Real Madridin
Barcelona më 24 korrik do ta zhvillojë miqësoren e ardhshme, ku do të takohet me Real Madridin, në takimin që njihet si ‘El Clasico’. Kjo ndeshje do të zhvillohet në Las Vegas këtë fundjavë, dhe Raphinha ka treguar që synon të mbajë formën e mirë.
“Unë mundohem të shënojë ndaj çdo skuadre, sidomos kur është një derbi, dua të shënojë gjithsesi. Gjëja më e rëndësishme është fitorja. Për mua jemi më të mirë se Real Madridi. Jam shumë i lumtur që shënova golin tim të parë. Ishte ndeshje e mirë, u mundova të luaja një ndeshje të mirë. Jam shumë i lumtur dhe shpresoj të vazhdojë kështu.”
Lewandowski në stërvitje me skuadrën e re
Të gjithë sytë janë të drejtuar nga polaku, Robert Lewandowski, që prej kalimit të tij nga Bayern Munich te Barcelona. Nënshkrimi i tij u bë zyrtar në mbrëmjen e djeshme. Ai u pa në përgatitje pak para ndeshjes ndaj Inter Miamit, por Xavi vendosi që të mos e përdorë në këtë ndeshje.
Kjo do të thotë se Lewa me shumë gjasë debutimin e tij do ta bëjë në El Clasico, e cila do të ishte mundësi e rëndësishme për ish-sulmuesin e Bayern Munichit.
Finally, a glimpse of @lewy_official in training modehttps://t.co/UMlfrcrzV7
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 20, 2022

