Raphinha: Edhe kur luaja mirë, e dija që Xavi do të më nxirrte pas 60 minutave
Sulmuesi Raphinha thotë se pavarësisht mënyrës si luante, trajneri Xavi Hernandez do ta zëvendësonte pas 60 minutave lojë.
Braziliani ka shpërthyer nën urdhrat e Hansi Flick, duke fituar vendin në formacionin titullar dhe krijuar një treshe të frikshme me Yamal e Lewandowski.
Sidoqoftë, Raphinha për “El Pais” ka treguar se e dinte që nuk do të luante aq sa dëshiron me Xavin si trajner.
“Kur ishte Xavi, e dija se do të largohesha në minutën e 60-të”.
“Provoja të bëja gjithçka në ato 60 minuta... por asgjë nuk funksionoi. Edhe në rastet kur zhvilloja lojë të mirë, edhe atëherë më largonte”.
Ai ndër të tjera konfirmoi se e konsideroi largimin nga “Camp Nou”.
“Po e bëra, sidomos gjatë gjashtë muajve të parë dhe disa herë tjera. Njerëzit po thoshin se isha i dobët dhe duhej të shitesha, por tani gjërat po funksionojnë në mënyrë perfekte për mua”.
Raphinha aktualisht ka zhvilluar 11 paraqitje në La Liga, duke kontribuar me gjashtë gola e tetë asistime në këtë proces. Përndryshe, ai ka shënuar edhe katër tjerë në tre paraqitje në Ligën e Kampionëve.