Raphael Varane i hapur për rikthimin te Reali - NACIONALE

Raphael Varane i hapur për rikthimin te Reali

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Manchester Unitedit Raphael Varane është i hapur për rikthimin te Real Madrid në muajin tjetër.

Francezi është i lidhur me një rikthim sensacional te “Los Blancos” që duan një qendërmbrojtës shkaku që David Alaba këputi ligamentin e gjurit.

Sipas “AS”, Varane është i hapur ta pranojë ofertën dhe i gatshëm për të luajtur sërish në fanellën e bardhë qoftë në formë huazimi.

Kontrata e Varanes skadon në verë dhe me situatën aktuale nuk po e mendon rinovimin e kontratës, e sidomos nëse Ten Hag vazhdon të jetë në stol.

Francezi është lënë në stol kohëve të fundit nga tekniku holandez që preferon disi Evans dhe Maguire para tij ose ndonjëherë edhe Lindelof.

Kësisoj, Varane po e ëndërron rikthimin te Real Madrid, aty ku ka ende shtëpinë dhe do ta pranonte një zbritje page.

Ndërkohë, Real Madrid ende s’ka bërë ndonjë lëvizje konkrete pasi po vëzhgon edhe disa qendërmbrojtës të tjerë.

Lajme të ngjashme