Rangnick ndryshon mendje, refuzon ofertën e Bayern Munichut
Përzgjedhësi i Austrisë Ralf Rangnick e ka refuzuar shansin për të drejtuar gjigantin gjerman Bayern Munich.
Edhe pse ishin në negociata të avancuara dhe që Rangnick të drejtojë “Bavarezzët” që nga sezoni i ri, situata ka ndryshuar.
Rangnick befasisht ka njoftuar të gjithë se s’do ta marrë drejtimin e Bayernit për arsye personale.
“Jam përzgjedhës i kombëtares së Austrisë me gjithë zemër. Kjo nuk është refuzim i Bayernit, por vendimi im për të drejtuar skuadrën në qëllimet e radhës”.
“Jemi plotësisht të fokusuar në Kampionatin Evropian. Do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të shkuar sa më larg që është e mundshme”, deklaroi ai për faqen zyrtare të Federatës së Austrisë.
Kësisoj, Bayern tani duhet të shikojë disa alternativa tjera ngase stolin e kanë refuzuar edhe Julian Nagelsmann dhe Xabi Alonso, ndërkohë Thomas Tuchel s’është i interesuar për të vazhduar në verë.
Ndërkohë, Bayerni momentalisht është i fokusuar në Ligën e Kampionëve për përballjen kthyese ndaj Real Madridit.