Rami Hadar publikon listën e gjerë të Kosovës - NACIONALE

Rami Hadar publikon listën e gjerë të Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i ri i Kosovës, Rami Hadar ka bërë publike listën e gjerë për ndeshjet e korrikut dhe gushtit.

Hadar fillimisht ka ftuar 17 basketbollistë, ku kuptohet pastaj kjo listë do të shkurtohet në 12 sosh para ndeshjeve parakualifikuese për “Eurobasket 2025”.

Në këtë listë risia e vetme është amerikani i neutralizuar Dominic Artis që iu bashkua Kosovës, derisa pas dy viteve është ftuar edhe Lis Soshi.

Lista e gjerë e Kosovës:

Dominic Guards, Valon Bunjaku, Dardan Berisha, Mikaile Tmusic, Altin Morina, Musab Mala, Arian Qallaku, Drilon Hajrizi, Erjon Kastrati, Meriton Ismaili, Rron Ukaj, Muhamedali Janjeva, Lis Soshi, Gëzim Morina, Dardan Kapiti, Fisnik Rugova, Shëndrit Llapi.

Kujtojmë, Kosova ndodhet në grupin H ku do të përballet me Zvicrën dhe Danimarkën në parakualifikueset e Eurobasket 2025.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon në Prizren më 19 korrik ndaj Zvicrës, pastaj me Danimarkën si mysafir më 26 korrik dhe respektivisht Zvicrës si mysafir më 29 korrik.

Gjithashtu vlen të ceket se Kosova për herë të parë ndeshjet vendase do t’i zhvillojë në Prizren në palestrën “Sezai Surroi”.

Lajme të ngjashme