Ramadani: Na motivojnë duke na nënvlerësuar, në çdo ndeshje e japim maksimumin
Mesfushori Ylber Ramadani thotë se Shqipëria veçse motivohet duke qenë e nënvlerësuar, meqenëse të gjithë thonë se nuk kanë gjasa për ta kaluar grupin e ‘vdekjes’.
Shqipëria ndodhet në grupin më të vështirë në Evropian, pranë kombëtareve si Italia, Spanja dhe Kroacia.
Në konferencë për media, Ramadani i ka komentuar të gjitha – duke nisur nga arritja në Gjermani, e deri te ndeshja me Italinë.
Atmosfera në Gjermani – Atmosfera është fantastike. Dje erdhëm në Gjermani, sot jemi pushim. Dje kur zbritëm në Gjermani, ishte një pritje fantastike, si në aeroport edhe këtu në hotel. Është një ndjenjë fantastike.
Konkurrenca në skuadër? –Konkurrenca bën mirë në çdo ekip jo vetëm në Kombëtare. Duhet të jemi në 100% në maksimum sepse luajmë me skuadra të mëdha. Nuk ka rëndësi se kush luan, mjafton të bëjmë më të mirën.
Ndeshja me Italinë, sa e veçantë do të jetë për ju? – Është një ndeshje shumë e veçantë, luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës. Duhet të hyjmë në fushë ta bëjmë maksimumin, të luftojmë për çdo pikë. Të japim 100% nga vetja dhe të tregojmë veten. Të flasim në fushë.
Rrugëtimi i karrierës deri në Kampionatin Europian? – Për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Unë gjithmonë kam punuar dhe do të bëjë maksimumin që të arrijë akoma nivele më të larta dhe shpresoj që ta bëjmë edhe në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm.
Sezon fantastik, keni ruajtur energji për sfidat e Europianit? – Normalisht, kur vij në Kombëtare nuk e shikoj energjinë, dua të hyj në fushë, ta bëj maksimumin dhe të jap gjithçka për këtë fanellë.
A do luani në kundërsulm ndaj Italisë ashtu si ndaj Azerbajxhanit? – Ishte një ndeshje ku ne nuk luajtëm vetëm në kundërsulm. Taktikën e vendos trajnerit, ne bëmë detyrën tonë dhe mundëm Azerbajxhanin. Nuk ishte një ndeshje që përdorëm vetëm kundërsulmet. Takitën në ndeshjen me Italinë do ta vendosë trajneri.
Spanja dhe Kroacia fituan ndeshjet miqësore, i keni ndjekur sfidat? – Spanja dhe Kroacia janë ekipe shumë të forta dhe i kemi ndjekur. Ndoqëm sfidën Portugali – Kroaci, i pamë si luanin. Por ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, jo thjesht me të thënë, por duhet ta bëjmë edhe në fushë këtë gjë.
Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëve luajnë në Serie A? – Na ndihmon shumë në ndeshjen me Italinë, sepse pothuajse çdo lojtar të Italisë ne e njohim se si luan, na ndihmon taktikisht. Do të jetë një ndeshje e veçantë, spese janë lojtarë me kualitet shumë të lartë por ne e dime sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit.
Kalendari i ndeshjeve, sa e favorizon Shqipërinë? – Të trija këto ndeshje janë të forta, luajmë përballë kampiones së Europës, kampiones së botës, Kroacisë, ekip gjysmëfinalist në Europë dhe Botëror. Janë ndeshje të forta, por ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne do të hyjmë në fushë të marrim rezultatin që na duhet për të vazhduar tutje.
Ndjeheni të favorizuar ngaqë nuk keni presion? Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse na motivon edhe më shumë. Në heshtje mund t’i thyejmë të gjithë”.
Ndaj Italisë, një gol në minutat e para apo në minutat e fundit? – Në minutën e 85-të, që ta mbyllnim sa më mirë.