Ramadani fiton të argjendtën në Kupën Evropiane të Atletikës - NACIONALE

Ramadani fiton të argjendtën në Kupën Evropiane të Atletikës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani ka arsye të jetë i ngazëllyer, pasi ka bërë krenar një shtet të tërë me paraqtjen e tij në Kupën Evropiane të Atletikës për grupmoshën nën 23-vjeç.

Ramdani ishte fantastik, duke regjistruar rezultatin e dytë më të mirë në këtë kompeticion që u mbajt në Leiria të Portugalisë.

Bëhet fjalë për hedhje të gjylës me peshë 7kg, të cilën Ramadani e hodhi në distancë 18.60 metra.

Paraqitjet e mira të sportistëve kosovarë vazhdojnë të rrëmbejnë vëmendje, pas sukseseve që nuk kanë nevojë për koment të mëtutjeshëm nga Nora Gjakova e Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike në Tokio të Japonisë dhe jo vetëm.

Kujtojmë se vendin e parë në kategorinë e Ramadanit për hedhje të gjylës e rrëmbeu turku, Karahan, i cili hodhi atë në distancë 19.81 metra.

Ramadani, përndryshe, kishte konkurrencë të fortë për të argjendtën, me holandezin Mols që ishte shumë afër tij në rezultat.

Lajme të ngjashme