Raheem Sterling refuzon klubet e Arabisë Saudite, preferon qëndrimin në Premierligë
Sulmuesi Raheem Sterling nuk është fare i interesuar për një kalim në Arabinë Saudite dhe nuk preferon as të largohet nga Anglia.
29-vjeçari është përjashtuar nga “Blutë”, me trajnerin Enzo Maresca që konfirmoi se nuk pret që sulmuesi të zhvillojë ndonjë ndeshje këtë sezon dhe i bëri të qartë se duhet të gjejë një klub të ri.
Mirëpo, largimi nga Chelsea nuk do të jetë i lehtë pasi ka kontratë edhe për tre vite, derisa merr pagë prej 300 mijë funtesh për javë.
“Evening Standard” raporton se Sterling e ka refuzuar kalimin në Arabinë Saudite, duke e njoftuar agjentin se dëshiron të mbetet në kampionatin anglez.
Juventusi ka shprehur interesim për ish yllin e Manchester Cityt, sidoqoftë ky i fundit do të presë deri në ditët e fundit për të parë nëse merr ndonjë ofertë nga rivalët e Premierligës.
West Ham, Newcastle Utd dhe Crystal Palace janë përmendur si destinacione të mundshme, megjithatë asnjëra prej tyre nuk mund të bëjnë lëvizje pa pranuar anglezi zbritje page, ose nëse Chelsea ndihmon në pagë.
Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare dhe mbetet për t’u parë nëse Sterlingu do të konsiderojë kalimin në Arabinë Saudite, ose në një ligë tjetër evropiane.