Rafael Nadal do të hapë Qendër Sportive në Durrës, e prezanton planin me Edi Ramën - NACIONALE

Rafael Nadal do të hapë Qendër Sportive në Durrës, e prezanton planin me Edi Ramën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas akademisë së Manchester Cityt që do të hapet në Durrës, edhe legjenda e tenisit, Rafael Nadal do të ndërtojë Qendër Sportive shumë sportëshe.

Në një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, u njoftua plani për hapjen e 'Qendrës Sportive Rafael Nadal' në Shqipëri, më saktësisht në qytetin e Durrësit, vetëm 30 kilometra larg Tiranës, që do të jetë kompleks për shumë sporte, e ku do të implementohet metodologjia e akademisë së Nadal nga Movistar.

Ky kompleks ka për qëllim kryesor të zhvillojë dhe promovojë tenisin dhe sportet tjera në Shqipëri, do të ritheksojë përkushtimin e Rafael Nadal dhe ekipit të tij për vlerat e sportit, edukimin e të rinjve dhe të rriturve nëpër botë.

Nadal u shpreh shumë i lumtur gjatë fjalimit të tij: "Në jemi shumë të kënaqur të njoftojmë për ndërtimin dhe hapjen e një qendre të re në Shqipëri. Ky projekt është fantastik dhe neve na pëlqeu vizioni i vendit për të promovuar sportin dhe vlerat e tij. Jam i sigurt që do të kemi shumë sukses. PËRPARA!!"

Ndërkaq Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale tha: "Qendra Sportive e legjendës së tenisit RAFA NADAL do të hapë dyert në Durrës për fëmijët dhe të pasionuarit e këtij sporti nga Shqipëria e rajoni, krah për krah me Akademinë e Futbollit të Manchester Cityt😍"

Lajme të ngjashme