Rafael Leao me supergol gërshërë, Milan barazon rezultatin ndaj PSG-së
AC Milan e ka barazuar menjëherë rezultatin në derbin ndaj Paris Saint-Germain.
Ishte sulmuesi Rafael Leao që realizoi një eurogol gërshërë vetëm katër minuta pasi pranuan gol.
Portugezi kreu shumicën e punës duke pasuar te Olivier Giroud, goditja e të cilit u ndal nga Donnarumma dhe nga topi i kthyer përfitoi Leao që me një gol akrobatik e mposhti ish bashkëlojtarin (13’).