Rafa Nadal: Ndihem i nderuar për nominimin, por Messi e meriton çmimin sportisti i vitit - NACIONALE

Rafa Nadal: Ndihem i nderuar për nominimin, por Messi e meriton çmimin sportisti i vitit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e tenisit Rafael Nadal e ka mbështetur Lionel Messin në garë për çmimin Laureati i Vitit 2023 në botë, duke thënë se fituesi i Kupës së Botës e meriton këtë trofe më shumë se vetë ai.

Nadali gëzoi sukses të mrekullueshëm gjatë vitit 2022, pasi i fitoi dy tituj grand slam, Australian Open dhe French Open.

Ai e theu rekordin për më së shumti tituj grand slam në histori, 22, i cili më u barazuar nga Novak Djokoviqi në fillim të këtij viti.

Me gjithë këtë sukses, tenisti spanjoll nuk mendon se e meriton çmimin prestigjioz laureati i vitit para Messit, i cili e frymëzoi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë, duke e mundur Francë në finale në dhjetor.

Nadali, i cili është tifoz i madh i Real Madridit, shkroi në Instagram për të konfirmuar se është nominuar për çmimin Laureati i Vitit 2023.

Ndihem i nderuar që jam nominuar përsëri për Sportistin Laureat të Vitit... por... ky vit... Leo Messi, ju e meritoni atë”, shkroi Nadal.

Përveç Nadalit, Messi për kundërshtar për këtë çmim do t’i ketë edhe bashkëlojtarin te Paris Saint-Germaini Kylian Mbappe, Max Verstappen e Formula 1, Mondo Duplantis nga sporti i Atletikës, basketbollistin e NBA-së Steph Curry dhe tenistin tjetër spanjoll Carlos Alcaraz.

Messi e udhëhoqi Argjentinën drejt fitimit të Kupës së Botës për herë të tretë në historinë e vet, duke i shënuar dy gola në finale të cilën argjentinasit e fituan me penallti dramatike kundër Francës më 18 dhjetor.

Ai u shpall lojtari më i mirë i turneut, ndërsa u mposht për një gol nga Kylian Mbappe për çmimin golashënuesi më i mirë i turneut.

Messi i shënoi shtatë gola në shtatë ndeshje, duke u bërë lojtari i parë që shënon gol në secilin rreth të Kupës së Botës qëkur këtij turneu iu shtua edhe rrethi i 16 më të mirëve në vitin 1986.

Ai po ashtu u bë lojtari i parë që e fiton Topin e Artë dy herë, të cilin e kishte fituar edhe në finalen e humbur kundër Gjermanisë më 2014.

Tani 35-vjeçari është në kërkim të trofeut të parë në Ligën e Kampionëve me PSG-në, i cili do të ishte i pari për të jashtë Barcelonës.

Për ta arritur këtë, ai duhet t’i ndihmojë kampionit francez ta përmbysë rezultatin kundër Bayern Munich në ndeshjen e dytë të një të tetës së finales në Munih në mars, pasi ndeshjen e parë në shtëpi e humbi 1:0.

Lajme të ngjashme