Ra nga Premierliga me Burnleyn, Vincent Kompany pritet të bëhet trajner i Bayern Munich - NACIONALE

Ra nga Premierliga me Burnleyn, Vincent Kompany pritet të bëhet trajner i Bayern Munich

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bayern Munich është shumë afër ta emërojë Vincent Kompanyn si trajner, me belgun që ra nga Premierliga me Burnleyn vetëm pas një sezoni të kaluar.

Sipas The Telegraph, gjiganti i Bundesligës janë në biseda të avancuara me Kompanyn për ta zëvendësuar Thomas Tuchelin, dhe brenda pak ditëve mund ta njoftojnë arritjen e marrëveshjes formale me trajnerin e Burnleyt. Bayern Munich duhet të paguajë kompensim te skuadra angleze për 38-vjeçarin, pasi ai ka kontratë valide deri në vitin 2028.

Vincent Kompany Craig Bellamy Burnley 2023

Raportimi më tej pretendoi se ish-kapiteni i Manchester City do të marrë të gjithë stafin e tij stërvitës në Allianz Arena, duke përfshirë ndihmësin e tij, Craig Bellamy dhe trajnerët e ekipit të parë Piet Cremers, Mike Jackson dhe Floribert N’Galula.

Kompany u tërhoq nga futbolli profesional në vitin 2020 pasi fitoi katër tituj të Premierligës si kapiteni i Qytetarëve. Pas daljes në pension, ai mori përgjegjësinë te skuadra Anderlecht dhe udhëhoqi për tre vite para se të shkonte në Burnley në vitin 2022. Në sezonin e tij të parë në krye, ish-mbrojtësi ndihmoi klubin të fitonte titullin e Championship dhe të promovohej në Premierligë, megjithatë, qëndrimi i tyre zgjati vetëm një sezon në elitën angleze para se të ktheheshin në Championship, pasi përfunduan në vendin e 19-të në sezonin 2023-24.

Harry Kane Eric Dier

Pas një sezoni pa trofe që pa klubin bavarez të përfundojë i treti në Bundesliga, Harry Kane dhe bashkëlojtarët e tij do të shpresojnë që ish-legjenda e Premierligës të mund t'i kthejë gjërat në anën e mbarë, për të fituar sërish trofe.

Lajme të ngjashme