Qeveria e Arabisë Saudite i përkrah kompanitë saudite që duan t'i blejnë Liverpoolin dhe Manchester Unitedin - NACIONALE

Qeveria e Arabisë Saudite i përkrah kompanitë saudite që duan t'i blejnë Liverpoolin dhe Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Sportit i Arabisë Saudite ka thënë se qeveria ku ai bënë pjesë do të mbështesë ofertat nga sipërmarrësit privat që dëshirojnë t’i blejnë skuadrat angleze, si Liverpool e Manchester United, me këtë të fundit që është raportuar se tanimë është në shitje.

Pronarët e dy gjigantëve anglez janë duke shikuar për ofertat e mundshme për shitjen e klubeve.

Një klub në Premierligë tani veç është në pronësinë e një fondi nga Arabia Saudite. Bëhet fjalë për Newcastle United që në tetor të vitit 2021 kaloi në pronësi të Fondit për Investime Publike Saudite, dhe suksesi i tyre po shfaqet brenda një viti, ku janë duke bërë një sezon mjaft të mirë me investime të qëlluara.

Princi Abdulaziz bin Turki Al Faisal ka thënë se ekziston një interes nga sektori privat për të investuar te skuadrat e Premierligës.

2020 World's Most Powerful Saudis HRH Prince Abdulaziz bin Turki Al-Faisal - Arabian Business

“Nga sektori privat, nuk mund të flas në emër të tyre, por ka shumë interes dhe oreks për të investuar, pasi që ka shumë pasion për futbollin. Është liga më e shikuar në Arabinë Saudite dhe në rajon dhe ju keni shumë tifozë këtu të Premierligës.

Ne sigurisht do ta mbështesim çdo sipërmarrës nga sektori privat, sepse e dimë se kjo do të reflektojë pozitivisht në sportet brenda mbretërisë. Nëse ka një investitor të gatshëm ta bëjë këtë edhe numrat mblidhen, pse jo?”, nënvizoi Ministri i Sportit për BBC.

Suksesi i Newcastle Unitedit një inspirim

Pak më shumë se 12 muaj që nga marrja e tyre, Newcastle është i treti në tabelën e Premierligës dhe i pamposhtur në të gjitha garat që nga 31 gushti.

Newcastle United: Initial investment from Prince Salman is revealed

‘Laraskat’ kanë shpenzuar më shumë se 200 milionë funte për lojtarët që nga marrja e pronësisë nga Fondi i Investime Publike Saudite, duke thyer rekordin e tyre të transferimit për të nënshkruar me sulmuesin suedez Alexander Isak në këtë verë.

“Ata kanë bërë një punë të shkëlqyer”, shtoi Princi Abdulaziz.

"Ata kanë ende një rrugë të gjatë për të bërë, ata kanë sjellë njerëzit e duhur në bord. Jam i sigurt se ata kanë objektiva për të fituar ligën dhe Ligën e Kampionëve dhe kështu me radhë sepse ata përpiqen për më të mirën dhe gjithmonë sjellin më të mirën në bord, kështu që mendoj se do të jetë një e ardhme e ndritur për Newcastle."

Ronaldo në Arabinë Saudite?

Prince Abdulaziz tha gjithashtu se do dëshironte ta shihte Cristiano Ronaldon në ligën e tyre të futbollit, pas ndërprerjes së dyanshme të kontratës të këtij të fundit me Manchester Unitedin.

Ronaldo në intervistën e tij bombastike tha se kishte refuzuar një ofertë prej 350 milionë eurove nga ky shtet dhe nga Marca u raportua se klubi në fjalë që ofroi këtë shumë ishte Al-Hilal.

“Çdo gjë është e mundur, do të më pëlqente ta shihja Ronaldon të luante në ligën saudite”, tha Princi Abdulaziz. “Do të përfitonte liga, ekosistemi sportiv në Arabinë Saudite dhe do të frymëzonte të rinjtë për të ardhmen. Ai është një model për shumë fëmijë dhe ka një bazë të madhe fansash në Saudi", theksoi Princi Abdulaziz që njëkohësisht është Ministër Sporti në Arabinë Saudite.

Lajme të ngjashme