Pulisic e refuzon Lyonin, e do vetëm Milanin
Sulmuesi i Chelseat, Christian Pulisic, do ta hedhë poshtë mundësinë për t’iu bashkuar Lyonit, pasi parapëlqen të luajë për Milanin me të cilin ka arritur marrëveshje në parim, sipas ESPN.
Lyoni i ka bërë një ofertë te Chelsea për yllin e Shteteve të Bashkuara, e cila është më pak se shuma e raportuar prej 25 milionë eurove.
Lyoni nuk është në gjendje t’ia ofrojë pagën e njëjtë lojtarit sikur Milani.
ESPN raportoi të premten se Pulisici e kishte arritur një marrëveshje në parim me gjigantin italian. Milani pritet ta bëjë një ofertë të përmirësuar për të, pasi Chelsea ia refuzoi ofertën e parë prej 15 milionë eurove.
Chelsea e vlerëson lojtarin rreth 25 milionë euro.
Pulisici nuk e sheh Lyonin si klubin e duhur, dhe dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, gjë që ia mundëson Milani.
Pulisici e shijoi një fillim të mbarë në Chelsea, pasi iu bashkua klubit në një marrëveshje prej 64 milionë eurove në vitin 2018 nga Borussia Dortmundi, por ka ngecur që prej atëherë si pasojë e lëndimeve.
Shanset e tij për të luajtur titullar në Chelsea janë kufizuar skajshëm pas ardhjes së disa sulmuesve të rinj si Mykhailo Mudryk, Raheem Sterling, Noni Madueke, David Datro Fofana, Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson.
Pulisic i ka bërë 145 paraqitje për Chelsean gjatë katër sezoneve, duke e fituar Ligën e Kampionëve më 2021.
