Publikohet traileri i dokumentarit ‘Messi's World Cup: The Rise of a Legend’, mësohet data kur do të publikohet i plotë - NACIONALE

Publikohet traileri i dokumentarit ‘Messi's World Cup: The Rise of a Legend’, mësohet data kur do të publikohet i plotë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Apple TV+ ka publikuar trailerin e dokumentarit për Lionel Messin, ku kryesisht tregohet triumfi i tij me Argjentinën në Kupë të Botës 2022, ndërsa është mësuar edhe data e publikimit të plotë të këtij dokumentari.

Një nga më të mirët e të gjitha kohërave përfundoi koleksionin e tij të medaljeve në Katar dhe forcoi qëndrimin e tij përkrah ikonave të lojës së futbollit si Diego Maradona dhe Pele. Ai rrugëtim, duke shkuar deri nga fillimi i karrierës së tij ndërkombëtare, do të ndahet dhe diskutohet në katër pjesët ‘Messi's World Cup: The Rise of a Legend’; dokumentar që do të shfaqet në ekran në vitin 2024.

Apple TV+ tha për serialin: “Me fjalët e tij, Messi tregon historinë përfundimtare të karrierës së tij të jashtëzakonshme me ekipin kombëtar të futbollit të Argjentinës, duke ofruar një vështrim intim dhe të paprecedentë në përpjekjen e tij për një fitore të Kupës së Botës që përcaktonte trashëgiminë”.

Tifozët janë marrë në prapaskenë nga pesë paraqitjet e Messit në Kupë të Botësa, duke filluar nga viti 2006. Pamjet kur ylli argjentinas ishte i ri janë punuar në produksion, ndërsa është një intervistë me njerizun i cili është pjesë e realizimit, bëhet fjalë për ish-sulmuesin anglez, Gary Lineker.

Lionel Messi World Cup trophy

Dokumentari premton “intervistat më personale deri më sot me Messin, krahas bisedave me shokët e skuadrës, trajnerët, konkurrentët, tifozët e devotshëm dhe komentuesit”. Dokumentari ndjek rrugën e tij nga fillimet e përulura deri në triumfin e pavdekëshëm të Kupës së Botës, duke marrë disa ngritje dhe ulje gjatë rrugës. ‘Messi's World Cup: The Rise of a Legend’; do të publikohet nga Apple TV+ më 21 shkurt 2024.

Lajme të ngjashme