Publikohet formacioni më i mirë i MLS-së për vitin 2023, nuk ka vend për Lionel Messin
Gjatë mëngjesit të sotëm është publikuar formacioni më i mirë i vitit në MLS, por në të nuk kishte vend për yllin argjentinas, Lionel Messin.
Dyshja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matt Miazga dhe Walker Zimmerman, ishin sërish aty, ndërsa fituesi i Kupës së Botës Thiago Almada shënoi një vend në mesfushë së bashku me MVP Lucho Acosta, ish-yllin e Atletico Madridit Hector Herrera dhe ish-MVP të ligës Hany Mukhtar. Fituesi i Këpucës së Artë të MLS, Denis Bouanga, së bashku me yllin e Columbus Crew, Cucho Hernandez dhe të sapoardhurit të vitit në MLS, Giorgos Giakoumakis, gjithashtu ishin pjesë e 11shës më të mirë.
*you’ve been added to a new group*
— Major League Soccer (@MLS) November 28, 2023
MLS Best XI pres. by @continentaltire pic.twitter.com/Hq8djZKKGp
Përkundër faktit se argjentinasi udhëhoqi Herons drejt lavdisë në Kupën e Ligës inauguruese këtë sezon, Messi nuk kishte gjasa të zgjidhej për 11-shen më të mirë të MLS pasi ai luajti vetëm në gjashtë ndeshje të sezonit të rregullt. Pavarësisht heroizmave të tij gjatë rrugës për të fituar finalen, ku ai mori Këpucën e Artë, mos-prezenca e tij është thjesht sepse ai nuk luajti mjaftueshëm ndeshje të ligës MLS.

Në anën tjetër, ky është viti i pestë radhazi i Zimmerman që njihet si pjesë e 11-shës më të mirë të MLS. Ai është vetëm lojtari i pestë në historinë e ligës që bëhet pjesë e formacionit më të mirë të vitit të paktën pesë herë.

MLS është në pritje të finaleve të Konferencës, teksa jemi afër fundit të sezonit 2023. Në Konferencën Perëndimore, LAFC dhe Houston Dynamo do të ndeshen për një vend në Kupën MLS ndërsa Lindja ka një garë brenda Ohajos. Derbi The Hell is Real bën debutimin e saj në playoff në MLS, pasi FC Cincinnati pret rivalët Columbus Crew. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më 2 dhjetor, ndërsa MLS Cup mbahet më 9 dhjetor.