PSG rikthen interesimin për Marcus Rashfordin - NACIONALE

PSG rikthen interesimin për Marcus Rashfordin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka rikthyer interesimin për të nënshkruar me sulmuesin Marcus Rashford, i cili s’po kalon kohë të mirë te Manchester United.

Pasi shënoi 30 gola sezonin e kaluar, anglezi nënshkroi kontratë afatgjatë por këtë edicion nuk ka qenë i njëjti, përfshirë gabimet që bëri javën e kaluar.

26-vjeçari raportoi se është i sëmurë dhe mungoi në stërvitje të premten para përballjes ndaj Newport County, mirëpo u pa në një klub nate duke festuar.

Problemet disiplinore janë të vazhdueshme për anglezin, gjë që ka zemëruar edhe bashkëlojtarët derisa edhe Rio Ferdinand e ka paralajmëruar se kjo mund t’i ndikojë në të ardhmen e tij.

PSG mund të jetë një “rrugë shpëtimi”. “Inews” raporton se kampioni i Francës është admirues që një kohë të gjatë për Rashford dhe po konsiderojnë të bëjnë një ofertë në verë.

PSG e sheh Rashfordin si pasuesi adekuat nëse Kylian Mbappe vendos të largohet në verë meqenëse do të bëhet agjent i lirë.

Rashford është kritikuar tej mase këtë javën e fundit me Ferdinand që ia ka kujtuar se është lojtar i rëndësishëm në skuadër.

“Tani Marcus duhet të jetë lojtari që e drejton skuadrën. Ka shumë zhurmë rreth klubit. Je ndër lojtarët me më eksperiencë, prandaj nuk duhet të bësh zhurmë. Kjo është detyra juaj”.

“Je ndër liderët tani, të pëlqen ose jo shkaku i kohës që je aty. Duhet të jesh në dijeni se nuk po bën mirë si klub dhe skuadër dhe nuk je në standardet më të larta, duhet të jesh në dijeni”.

Rashford, që ka shënuar vetëm katër gola këtë sezon mund të rikthehet ndaj Wolves të enjten.

Lajme të ngjashme