PSG pranon ofertën e Al Hilalit, tani mbetet të bindet Kylian Mbappe - NACIONALE

PSG pranon ofertën e Al Hilalit, tani mbetet të bindet Kylian Mbappe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain është i hapur ta pranojë ofertën prej 300 milionë eurove për ta shitur sulmuesin Kylian Mbappe.

Gjiganti francez tashmë e ka pranuar se francezi nuk do ta rinovojë kontratën, andaj do të ishin më së të lumtur për ta shitur te arabët.

Al Hilal ofroi plot 300 milionë euro për Mbappen, duke kërkuar “leje” që të nis negociatat edhe me lojtarin.

Siç raporton Fabrizio Romano, PSG është e hapur ta pranojë këtë ofertë dhe ia ka dhënë “dritën jeshile” klubit arab për të nisur negociatat me Mbappen.

Sidoqoftë, Al Hilal është në dijeni se një marrëveshje për ta bindur francezin nuk do të jetë aspak e lehtë pavarësisht që janë të gatshëm t’i ofrojnë plot 700 milionë euro në vit.

Arabët duan edhe ta vendosin një klauzolë lirimi që e lejon Mbappen të largohet qysh në verën tjetër si agjent i lirë për ta plotësuar ëndrrën që t’i bashkohet Real Madridit.

Tashmë disa klube si Manchester United, Tottenham, Inter dhe Liverpool kanë shprehur interesim për Mbappen, derisa Barcelona thuhet se do të diskutojë direkt me klubin francez duke i ofruar para plus lojtarë.

Mirëpo, gjithçka në fund do të jetë në dorën e lojtarit i cili prioritet e ka qëndrimin në “Parkun e Princave”, edhe pse mund të lihet në bankë rezervë gjatë tërë sezonit.

Lajme të ngjashme