PSG planifikon shitjen e Neymarit në verë - NACIONALE

PSG planifikon shitjen e Neymarit në verë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjiganti francez, Paris Saint-Germain është i interesuar për ta shitur sulmuesin Neymar gjatë afatit kalimtar veror.

Mediumi spanjoll "AS" raporton se PSG do të shikojë blerës të mundshëm në afatin e verës për të nënshkruar me futbollistin që e transferuan para pesë vite e gjysmë për një vlerë rekorde prej 196 milionë funtesh.

Sipas tyre, qëndrimi i Neymar ndaj bashkëlojtarëve dhe drejtorit sportiv Luis Campos nuk është shumë i mirë, prandaj ka ndikuar në rënien e tij në klub.

Gjatë humbjes së fundit (3:1 ndaj Monacos), Neymar u pa duke i bërtitur bashkëlojtarit Vitinha që nuk ia pasoi topin.

Përpos kësaj, ai publikisht shprehu pakënaqësinë ndaj sulmuesit Hugo Ekitike, ku thuhet se disa lojtarë të Monacos as nuk po e besonin se çfarë po dëgjonin në fushë.

Më pas, Neymar drejtoi zemërimin ndaj Campos në dhomën e zhveshjes pas humbjes. Kësisoj, drejtuesit e PSG-së po mendojnë se një ndër arsyet kryesore për krizën që po kalon në dhomën e zhveshjes është mbi supet e brazilianit.

PSG ka humbur katër ndeshje deri më tani vetëm këtë vit, duke përfshirë në Lens dhe Rennes në kampionat dhe u eliminuan nga Kupa e Francës duke pësuar nga rivalët Olympique Marseille.

Kështu, PSG shpreson se me shitjen e Neymar gjërat mund të përmirësohen, pasi edhe lojtarit fiton hiq më pak se 40 milionë euro për sezon.

PSG ditën e martë do ta zhvillojë derbin ndaj Bayern Munichut në kuadër të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme