PSG me mund mposht Troyes, dy fitore e ndajnë nga titulli kampion
Paris Saint-Germain ka shënuar fitore në udhëtim te Troyes, që i afron edhe më shumë te titulli i kampionit të Francës.
"Parisienët" zhvilluan lojë të shkëlqyeshme duke triumfuar në fund me rezultat 1:3.
Kylian Mbappe pas vetëm tetë minutave lojë kaloi PSG-në në epërsi duke shënuar me kokë pasi Vitinha goditi shtyllën.
PSG kishte një seri rastesh në pjesën e parë me Fabian Ruiz që dështoi dy herë përballë portierit, derisa edhe Mbappe nuk arriti të shënojë nga afërsia.
Mesfushori Vitinha u gjend në vendin e duhur pas një asistimi të Marco Verrattit, duke shënuar nga afërsia pasi portieri nuk arriti ta ndal goditjen më së miri.
Sidoqoftë, Troyes arriti ta ngushtojë epërsinë me anë të Xavier Chavalerin që shënoi me kokë pas një harkimi të saktë të Papa Ndiaga Chavalerin (83').
Mirëpo, PSG nuk lejoi befasi duke vulosur fitoren me anë të Ruiz që realizoi një gol shumë të bukur me një goditje të fuqishme (86').
Tani, PSG ka 78 pikë në kreun e tabelës, gjashtë më shumë se Lens që renditet e dyta derisa Troyes është pranë rënies duke qenë e 19-ta me 22 sosh.