PSG-ja nuk heqë dorë nga Nico Williams
Paris Saint-Germain nuk ka hequr dorë nga Nico Williams, pavarësisht se qëndrojnë pas Barcelonës në garën për yllin spanjoll.
Kampionët e Francës duan të nënshkruajnë me sulmuesin e Athletic Bilbaos si një përgjigje për hapësirën e madhe të mbetur nga largimi i Kylian Mbappes. PSG beson se mund ta bindë Williams që t'i bashkohet, përpara Barcelonës, dhe po punojnë shumë për të rënë dakord për kushtet personale, sipas gazetarit të RMC Sport, Fabrice Hawkins. Ata gjithashtu mbeten të interesuar për Jadon Sancho dhe duan të nënshkruajnë me anglezin si dhe Williams, pavarësisht raportimeve se i pari mund të mbetet në Manchester United këtë sezon.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
PSG duket se po lufton një betejë të humbur pasi Barcelona është gjithnjë e më afër arritjes së marrëveshjes me lojtarin. Deco tashmë është takuar me agjentin e lojtarit dhe po punon për të aktivizuar klauzolën e lirimit në kontratën e Williams. Edhe nëse Barcelona nuk është në gjendje të përfundojë marrëveshjen, parisienët do të duhet të largojnë Arsenalin dhe Chelsean nga gara - të cilët thuhet se po eksplorojnë mundësinë e nënshkrimit të 22-vjeçarit.
Të bëmat e Nico Williams për Spanjën në Kampionatin Evropian e kanë bërë atë një nga lojtarët më të kërkuar në botë. Por vëllai i tij i madh Inaki - i cili gjithashtu luan për Athletic Bilbao - zgjodhi të përfaqësojë Ganën në nivel ndërkombëtar dhe jo Spanjën. Ndryshe nga vëllai i tij, i cili duket se do të largohet nga skuadra baske, Inaki ka vendosur të qëndrojë në Athletic gjatë gjithë karrierës së tij.

Williams është aktualisht me pushime pas Evropianit të tij të shkëlqyer me Spanjën, ndërsa agjentët e tij po punojnë në listën e klubeve të interesuara për të marrë shërbimet e tij. Ndërsa Barcelona kryeson garën për nënshkrimin e tij, PSG, Arsenal dhe Chelsea nuk do të heqin dorë ende nga ai.