PSG-ja e shkarkon trajnerin Galtier - NACIONALE

PSG-ja e shkarkon trajnerin Galtier

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Raportohet se Paris Saint-Germaini e ka shkarkuar trajnerin Christophe Galtier, pas vetëm një sezoni në klub.

Drejtori sportiv i PSG-së Luis Campos e njoftoi të martën në mëngjes Galtierin për vendin e klubit, sipas Le Parisien.

PSG-ja synon ta emërojë Julian Nagelsmannin në vend të tij.

Galtieri nuk mundi të qëndrojë më shumë se një vit në kryeqytetin francez, pavarësisht se e fitoi titullin në Ligue 1 këtë sezon, pasi u përball me kritika të mëdha për dështimin në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e tij u mund nga Bayern Munich me shumë lehtësi në rrethin e 16 më të mirëve në garën kryesore evropiane.

Galtier u bë trajneri i shtatë i PSG-së qëkur klubi u ble nga Katari më 2011 dhe nënshkroi marrëveshje dyvjeçare verën e kaluar.

Nën urdhrat e tij, gjiganti francez ia doli ta mbrojë titullin francez, duke përfunduar sezonin me një pikë më shumë se vendi i dytë, Lens.

Megjithatë, skuadra dështoi në Ligën e Kampionëve edhe pse kishte emra të mëdhenj si Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Galtier u përball edhe me akuza për racizëm në prill, që kanë të bëjnë me kohën e tij si trajner i Nice, dhe dalëngadalë e humbi besimin e drejtuesve të klubit.

Lajme të ngjashme