PSG-ja e mohon kontratën 630 milionë euroshe të Kylian Mbappes - NACIONALE

PSG-ja e mohon kontratën 630 milionë euroshe të Kylian Mbappes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germaini i ka quajtur plotësisht të rreme raportimet se Kylian Mbappe ka kontratë marramendëse në vlerë prej 630 milionë eurove dhe ka paralajmëruar veprime ligjore ndaj mediave.

Gazeta e besueshme franceze Le Parisien raportoi ditë më parë se Mbappe i fiton mbi 630 milionë euro nga marrëveshja që e ka me PSG-në.

Por klubi i ka mohuar raportimet për një marrëveshje të tillë me sulmuesin francez, i cili papritmas nënshkroi në maj pasi e hodhi poshtë ofertën e Real Madridit, dhe kërcënoi me veprime ligjore.

Në një komunikatë për media, sipas Tariq Panja, kampioni francez tha: “PSG-ja konfirmoi se ky lajm është plotësisht i gabuar me asnjë hollësi të vetme korrekte. Koha e këtij publikimi të rremë nga ky medium është befasues, po ashtu, vetëm pak ditë para një ndeshjeje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve”.

Le Parisien raportoi se Mbappe i fiton 72 milionë euro në vit, si dhe bonuse, njëra prej të cilave është 180 milionë euro për nënshkrimin e kontratës së re. Kjo shifër do ta kalonte shumën që e kishte fituar bashkëlojtari i tij Lionel Messi në Barcelonë mes viteve 2017 dhe 2021 dhe do ta bënte atë lojtarin më të paguar në historinë e futbollit.

Mbappe ka qemë temë e mediave në kohët e fundit, gjoja për shkak të pakënaqësive dhe mungesës së lumturisë në Parkun e Princave.

Por, me gjithë thashethemet, sulmuesi francez është duke treguar formë të lartë në këtë fillimsezon. Ai i shënoi dy gola në fitoren kundër Ajaccios të premten dhe do të shpresojë t’i ndihmojë klubit ta mposhtë Maccabi Haifan në Ligën e Kampionëve sot në mbrëmje.

PSG-ja do ta siguronte kalimin e fazës grupore në Ligën e Kampionëve me një fitore kundër klubit izraelit sonte në Parkun e Princave.

Lajme të ngjashme