PSG-ja e dëshiron Jude Bellinghamin, jo Cristiano Ronaldon – thotë presidenti i Nasser Al-Khelaifi
Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi, e ka pranuar se nuk mund ta fshehë dëshirën për ta pasur në skuadër Jude Bellinghamin, por jo edhe Cristiano Ronaldon për shkak se tashmë i ka në sulm Neymarin, Lionel Messin dhe Kylian Mbappen.
Mesfushori i Borussia Dortmundit, Bellingham, ka qenë njëri prej lojtarëve më të mirë të Anglisë duke i ndihmuar asaj të arrijë në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.
Për të raportohet se në garë janë Liverpooli, Chelsea, Manchester City, Manchester Unitedi dhe Real Madridi.
Shefi ekzekutiv i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke, tha se Bellingham mund të largohet gjatë afatit kalimtar të verës dhe Al-Khelaifi ka nënvizuar se klubi i tij është i interesuar në 19-vjeçarin.
“Çfarë lotari. Sinqerisht, Anglia është me fat që e ka atë... ai është njëri nga lojtarët më të mirë në këtë turne”, tha Al-Khelaifi për Sky Sports.
“Mund ta shihni sa i qetë dhe me vetëbesim është ai në Botërorin e tij të parë. E mahnitshme. Të gjithë e duan atë, nuk do ta fsheh. Por e respektoj se ai e ka klubin e vet dhe, nëse duhet të flasim me të, duhet të flasim me klubin e tij së pari”, shtoi ai.

Al-Khelaifi e hodhi poshtë mundësinë për të nënshkruar me kapitenin e Portugalisë Ronaldon, i cili është pa klub pasi Manchester Unitedi ia ndërpreu marrëveshjen në nëntor, duke thënë se klubi tashmë i ka yjet Messi, Neymar dhe Mbappe.
“Me tre lojtarët që i kemi ne (Messi, Neymar dhe Mbappe), është shumë e vështirë, por unë ia uroj të gjitha të mirat atij”, theksoi Al-Khelaifi.
Ronaldo i hodhi poshtë thashethemet se do t’i bashkohet klubit nga Arabia Saudite, Al-Nassr, pas fitores së Portugalisë 6:1 kundër Zvicrës të martën, në një të tetën e finales që u la në bankën e rezervistëve.
