PSG gjen pasuesin e Mbappes, e do Kvarastkhelian - NACIONALE

PSG gjen pasuesin e Mbappes, e do Kvarastkhelian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka një listë të gjatë me opsione pas largimit të sulmuesit Kylian Mbappe dhe raportimet e fundit thotë se ylli i Napolit Khvicha Kvaratskhelia është top kandidat.

23-vjeçari ka vuajtur për të gjetur formën këtë sezon, duke pasur zbritje në formë por vazhdon të kërkohet nga shumë klube të mëdha everopiane.

Duke marrë parasysh se ende nuk ka rinovuar kontratën me Napolin, ku fiton vetëm 1.2 milionë euro për sezon përfshirë bonuset, PSG është duke e vëzhguar nga afër situatën dhe mund të bëjë ndonjë ofertë të madhe që ta bind të largohet nga “Stadio Maradona”.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, klubi francez e sheh yllin nga Gjeorgjia si më adekuati për ta zëvendësuar Kylian Mbappen, por në listë ndodhet edhe bashkëlojtari i tij Victor Osimhen si dhe Rafael Leao i AC Milanit.

Napoli s’është duke bërë përpjekje të mëdha për ta bindur lojtarin që të rinovojë kontratën, meqenëse presidenti Aurelio de Laurentiis është i fokusuar të gjejë trajnerin e duhur dhe mendon se ka kohë deri në verë.

Kontrata aktuale e ‘Kvaradonas’ skadon më 2027 dhe ekziston mundësia që të largohet pasi ndër vite De Laurentiis ka dëshmuar se është negociues i vështirë.

Lajme të ngjashme