PSG gati 200 milionë euro për dyshen Osimhen dhe Kvarastkhelia
Paris Saint-Germain është gati të ofrojë 200 milionë euro për të siguruar shërbimet e dy yjeve të Napolit Victor Osimhen dhe Khvicha Kvarastkhelia.
Interesimi i gjigantit francez për yllin nga Gjeorgjia më nuk është sekret, pavarësisht që Napoli po refuzon ta shet në verë.
Situata është komplet ndryshe për Osimhen që ka një klauzolë lirimi në vlerën e 130 milionë eurove mirëpo shkaku që po mungojnë propozimet, skuadra italiane mund ta shesë për ndonjë vlerë më të ulët.
“Corriere dello Sport” raporton se Napoli është gati të ofrojë 200 milionë euro për të siguruar dy yjet, mirëpo oferta më shumë gjasë do të refuzohet nga klubi.
Klubi italian synon ta shet vetëm Osimhenin, meqenëse Kvarastkhelia është i paprekshëm, si dhe pritet të jetë ylli kryesor në planet e Antonio Contes.
Agjenti i gjeorgjianit Mamuka Jugeli më herët konfirmoi se e ardhmja e lojtarit mbetet në duart e Napolit.
“Jemi të mërzitur sepse nuk është në Ligën e Kampionëve, prandaj është e domosdoshme për ta fituar Serie A. E ardhmja varet nga presidenti i Napolit. Nëse mendon ta shet, atëherë do largohemi. Nëse Napoli vazhdon ta mbajë, atëherë do të rinovojmë”.
Aktualisht ka tension vetëm në kontratë sepse Kvarstkhelia është ndër lojtarët që fiton më së paku, rreth 1.8 milionë euro për sezon kurse me rinovimin e kontratës do të fitonte 5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.