PSG fiton me përmbysje ndaj Lens, marshon sigurt drejt titullit kampion - NACIONALE

PSG fiton me përmbysje ndaj Lens, marshon sigurt drejt titullit kampion

1 vit më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Lens, kështu duke çuar diferencën në 10 pikë nga ndjekësi më i afërt, në garën për titullin kampion.

Parisienët fituan me rezultat 2:1, ndonëse pjesën e parë e mbyllën në disavantazh.

Lens kaloi në epërsi në minutën e 36-të, kur Nzola realizoi për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

14 minuta pasi nisi pjesa e dytë, Fabian Ruiz, shënoi për të barazuar rezultatin në 1:1, i asistuar nga Barcola.

Katër minuta para fundit, Barcola, shënoi për rezultatin përfundimtar 2:1.

Me këtë fitore, Paris Saint-Germian, tani ka 10 pikë më shumë se vendi i dytë në Ligue 1.

Kujtojmë se transferi më i shtrenjtë i janarit, Khvicha Kvaratskhelia që konfirmoi kalimin e tij dje në PSG, sot nuk kishte të drejtë loje dhe pa ndeshjen nga tribunat.

Lajme të ngjashme