PSG e gjen pasuesin e Mbappes, gati mbi 150 milionë euro për yllin e Arsenalit
Paris Saint-Germain ka përgatitur një ofertë të lartë prej 150 milionë euro për të nënshkruar me yllin e Arsenalit Bukayo Saka, që e shohin si pasuesi i Kylian Mbappes.
Gjiganti francez po përgatitet për “jetën pa Mbappen”, i cili i ka njoftuar se do të largohet sapo t’i skadojë kontrata në verë.
Kuptohet, ende asgjë s’është zyrtarizuar pasi Mbappe preferon të fokusohet për ta fituar Ligën e Kampionëve me PSG-në, ku kanë mbërritur në çerekfinale duke eliminuar Real Sociedadin të martën mbrëma.
Sipas “Fichajes”, PSG megjithatë ka gjetur pasuesin dhe e ka bërë Sakan si prioritet për ta zëvendësuar francezin.
Raporti shton se klubi francez është i hapur edhe të bëjë një ofertë zyrtare në vlerën e 140 milionë funteve, që do ta bënte 22-vjeçarin si shitja rekorde në histori të klubit, gjithnjë nëse Arsenali e pranon ofertën.
Arsenal nuk është i hapur momentalisht për shitjen e Sakas, meqenëse ka rol kyç te suksesi që po synon të ketë skuadra londineze.
Mirëpo, nëse as këtë sezon Arsenal nuk fiton ndonjë trofe (kanë mbetur në garë vetëm për Premierligë dhe Ligën e Kampionëve), atëherë gjërat mund të ndryshojnë.