PSG do ta shesë Mbappen në këtë afat kalimtar nëse pranojnë ofertë rekorde
Ylli francez, Kylian Mbappe, do të lejohet të largohet nga Paris Saint-Germain, nëse këta të fundit pranojnë një ofertë rekord botëror, para se të mbyllet afati kalimtar i verës, në të kundërtën ai do të mbetet në skuadër.
Sipas gazetës spanjolle AS, kampionët e Ligue 1 janë gati të ndahen me yllin e tyre nëse ndonjë klub ofron 250 milionë euro (213 milionë £/273 milionë dollarë), pasi ata nuk duan ta humbasin atë falas kur kontrata e tij të përfundojë vitin e ardhshëm. Pas bisedimeve “mesatarisht optimiste” mes rrethit të Mbappes dhe zyrtarëve të Katarit, të dyja palët kanë rënë dakord për këtë.

PSG e di se ka kohë në anën e saj dhe do ta shtyjë 24-vjeçarin gjatë sezonit 2023-2024 për të nënshkruar një zgjatje kontrate. Ata nuk kanë marrë ende një ofertë zyrtare për Mbappen, i cili u rikthye në ekipin e parë nën drejtimin e Luis Enrique në fundjavë.
Real Madridi është i vetëdijshëm se PSG dëshiron 250 milionë euro për Mbappen, por ata nuk janë kthyer me një ofertë konkrete. Mbappe gjithashtu është përmbajtur të deklarojë në publik se dëshiron të largohet dhe në vend të kësaj ka pohuar vazhdimisht se do të vazhdojë në Parkun e Princave për sezonin 2023-24.

Përfaqësuesit e Mbappes do të takohen sërish këtë javë me zyrtarët e PSG-së, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i klubit Nasser Al Khelaifi. Të dyja palët janë kthyer në bisedime pasi klubi shpreson ta bindë atë të nënshkruajë një zgjatje deri në të paktën në verën e vitit 2025.
