BILD: Real Madrid përgatitë ofertë për Kylian Mbappen - NACIONALE

BILD: Real Madrid përgatitë ofertë për Kylian Mbappen

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid pritet ta bëjë një ofertë zyrtare për shërbimet e sulmuesit të PSG-së Kylian Mbappe.

“Los Blancos” deri më tani kanë qenë shumë të qetë sa i përket interesimit për francezin, duke mos bërë asnjë lëvizje konkrete.

Sidoqoftë, “Sport Bild” raporton se Real Madrid do të bëjë një ofertë zyrtare për Mbappen në fundin e muajit.

Klubi madrilen dëshiron ta anashkalojë ndonjë ‘lojë poker’ dhe do të pres deri në fundin e sezonit, ku pastaj tërë presionin do ta ketë PSG-ja.

Oferta pritet të bëhet më 29 ose 30 gusht, derisa oferta do të vlejë rreth 120 milionë euro.

Raportimet e fundit në Francë thonë se Mbappe mund edhe të rinovojë kontratën për një vit dhe të vendosë një klauzolë lirimi që ia mundëson kalimin në “Santiago Bernabeu”.

Real Madrid nuk ka transferuar asnjë sulmues që prej largimit të Karim Benzemas, duke huazuar vetëm Joselun nga Espanyol për një vit.

Kohëve të fundit edhe sulmuesi Rodrygo është duke luajtur në mesfushë prandaj Mbappe mbetet ‘shënjestra’ e madhe e madrilenëve.

Real Madrid këtë edicion e ka nisur fuqishëm duke regjistruar dy fitore, ndaj Athletic Bilbaos dhe Almerias.

Lajme të ngjashme